Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Pioli vlerëson Milanin me pesë yje dhe sheh faktorin Leao

Pioli vlerëson Milanin me pesë yje dhe sheh faktorin Leao
Foto: telesport.al

Trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, beson se Milani aktualisht ka “katër ose pesë” lojtarë të nivelit të lartë. Ylli i transferuar verën e fundit, Diego Moreira, i kujton atij “faktorin Leao”.

“E pashë Diego Moreirën kundër Sassuolos dhe më bëri përshtypje. Ai ka diçka që më kujton “faktorin Leao”. Duhet të gjesh vendin e duhur për të.

Luka Modriç mbetet një lojtar i rëndësishëm, ndërsa edhe Gonçalo Ramos po bën një punë të shkëlqyer për ekipin. Mike Maignan është më i miri në kuptimin absolut, për mënyrën si përfshihet në lojë dhe për pritjet që bën.

Pastaj janë Rabiot, Pavlović, i cili është një mbrojtës i nivelit të lartë, si dhe De Winter, i cili po rritet gjithashtu. Nuk mund të lëmë pa përmendur as Pulisic”, tha Pioli.

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha