Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Bardhi: Gjobat ndaj protestuesve janë censurë, kushdo që i firmos bën vepër penale

Bardhi: Gjobat ndaj protestuesve janë censurë, kushdo që i firmos bën vepër penale
Foto: euronews.al

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, me një postim në “Facebook”, ka reaguar për gjobat ndaj qytetarëve që marrin pjesë në protesta. Ai i quan këto gjoba një akt të rëndë arbitrariteti dhe censure ndaj lirive themelore.

Sipas tij, askush nuk qëndron mbi Kushtetutën dhe askush nuk mund ta përdorë pushtetin shtetëror për të ndëshkuar ushtrimin e një të drejte themelore. Bardhi shton gjithashtu se kushdo që nënshkruan këto gjoba kryen vepër penale.

“Gjobitja e qytetarëve vetëm pse ushtrojnë të drejtën për të marrë pjesë në një protestë paqësore përbën një akt të rëndë arbitrariteti dhe censure ndaj lirive themelore.

E drejta për tubim dhe protestë paqësore është e garantuar nga Kushtetuta dhe nuk mund të cenohet, frikësohet apo shuhet me anë të gjobave ose dhunës.

Askush nuk është mbi Kushtetutën dhe askush nuk mund ta përdorë autoritetin shtetëror për të ndëshkuar ushtrimin e një të drejte themelore. Cilido që nënshkruan akte të tilla kryen vepër penale. Pengimi i ushtrimit të së drejtës për tubim dhe manifestim nuk mund të mbetet pa përgjegjësi”, shkruan Bardhi.

Burimi: euronews.al

Të fundit Të gjitha