Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Babai i Lamine Yamal zbulon emrin e vërtetë të djalit

Babai i Lamine Yamal zbulon emrin e vërtetë të djalit
Foto: telesport.al

Munir Nasraoui, babai i yllit spanjoll të Barcelonës, Lamine Yamal, ka sqaruar të vërtetën rreth mbiemrit të djalit të tij. Ai shpjegoi se “Yamal” nuk është mbiemri që shumica e njerëzve mendojnë. Në realitet, lojtari mban një mbiemër tjetër.

Duke folur gjatë një transmetimi live në rrjetet sociale gjatë ndeshjes Barcelona–Alaves, babai i sulmuesit tha: “Dua t’ju them diçka që të gjithë e dinë. Lamine Yamal nuk është mbiemër; mbiemri i tij është Nasraoui Ebana. Pra, që ta dini dhe mos më keqkuptoni.”

I lindur në korrik të vitit 2007 në periferi të Barcelonës, Lamine Yamal është djali i Munir Nasraoui-t dhe Sheila Ebana-s. Nëna e tij vjen nga Guinea Ekuatoriale dhe më parë ka punuar si kameriere. Prindërit e tij janë divorcuar, por kjo nuk e ka penguar aspak 19-vjeçarin të ketë marrëdhënie të mirë me të dy dhe, mbi të gjitha, nuk ka ndikuar në karrierën e tij.

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha