Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Albian Hajdari pritet të mungojë deri në janar

Albian Hajdari pritet të mungojë deri në janar
Foto: albeu.com

Albian Hajdari nuk pritet të kthehet në fushë para janarit, raportoi të hënën gazeta “Kicker”.

Mbrojtësi u operua kohët e fundit në shputën e këmbës së djathtë, lëndim që pësoi gjatë një stërvitjeje me Hoffenheimin. Më parë, ai kishte kaluar një operacion në gjurin e majtë.

Gjatë grumbullimit të fundit me Kosovën për ndeshjet e Ligës së Kombeve, Hajdari dëmtoi edhe meniskun e gjurit të djathtë. Sipas “Kicker”, qendërmbrojtësi është operuar edhe për këtë lëndim dhe do të mungojë në fusha deri në fund të vitit.

Lojtari 23-vjeçar ka luajtur gjashtë ndeshje me Hoffenheimin në këtë edicion, në të gjitha garat.

Mungesa e tij ka rëndësi si për Hoffenheimin, ashtu edhe për Kosovën, e cila këtë muaj do të luajë dy ndeshje vendimtare në Ligën e Kombeve, ndaj Izraelit dhe Irlandës.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha