Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Heidi Baci flet për raportin e saj me Drini Zeqon

Heidi Baci flet për raportin e saj me Drini Zeqon
Foto: kosovarja-ks.com

Heidi Baci foli për marrëdhënien e saj me opinionistin e “Për’puthen”, Drini Zeqo, duke komentuar edhe spekulimet për një mundësi lidhjeje mes tyre.

E ftuar në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel, Heidi tha se ka një marrëdhënie shumë të mirë me Drinin, të cilin e vlerëson dhe e do shumë.

Gjatë bisedës, ajo tregoi edhe një moment kuriozitetesh mes tyre. Ajo e kishte pyetur nëse besonte te dashuria me shikim të parë. Sipas Heidit, Drini e kishte parë atë dhe i kishte përgjigjur: “Po”.

Ajo theksoi se mes tyre ka një raport shumë të lirshëm dhe se ndihen mjaft rehat me njëri-tjetrin. Heidi foli gjithashtu për marrëdhënien me Erjolën, duke e përshkruar si një mike dhe kolege shumë të mirë.

“Drinin e kam shumë xhan, kam një marrëdhënie shumë të mirë. Jemi shumë të lirshëm me njëri-tjetrin. Edhe me Erjolën jemi miq dhe kolegë shumë të mirë. I dua të dy, edhe Drinin, edhe Erjolën”, u shpreh Heidi.

Burimi: www.kosovarja-ks.com

Të fundit Të gjitha