Emri i këngëtares Zanfina Ismaili përmendet prej dy vitesh si një nga emrat e mundshëm për pjesëmarrje në “Big Brother VIP Kosova”.
Megjithatë, deri tani, ky mbetet vetëm spekulim për një angazhim të mundshëm të saj në këtë format televiziv.
Pjesëmarrja e artistes në reality show është temë që rikthehet herë pas here, por nuk ka konfirmim se ajo do të jetë pjesë e edicionit të ardhshëm.
Mbetet të shihet nëse Zanfina do të vendosë t’i bashkohet këtij formati, i cili gëzon shikueshmëri të lartë, sipas portalit “Kosovarja”.
Burimi: www.kosovarja-ks.com









