Arsenali arriti të fitojë në “Anfield” për herë të parë pas 14 vitesh. Londinezët triumfuan me rezultatin 0-1, falë golit të Kai Havertz në pjesën e parë.
Goli ndaj Liverpool-it ka një peshë të veçantë për Havertz, pasi e bën lojtarin gjerman me më shumë gola në historinë e Premier League. Me 46 gola deri tani, Havertz e kalon Ilkay Gundoğan-in, i cili shënoi 45 gola me fanellën e Manchester City-t.
Goli vendimtar erdhi në një moment të rëndësishëm për sulmuesin gjerman në planin personal. Para ndeshjes në “Anfield”, Havertz kishte kaluar një periudhë zhgënjyese prej nëntë ndeshjesh rradhazi pa shënuar në asnjë kompeticion.
Burimi: telesport.al










