Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Ish-prokurori Karanxha kërkon ligj për dhunuesit e pronës dhe policisë

Ish-prokurori Karanxha kërkon ligj për dhunuesit e pronës dhe policisë
Foto: abcnews.al

TIRANË – Ish-prokurori Ervin Karanxha, i ftuar në emisionin “Real Story”, foli për protestat në Shqipëri dhe theksoi se personat që kanë kryer veprime dhunuese ndaj pronës duhet t’i nënshtrohen ligjit.

Sipas tij, përveç hetimit të dhunës, duhet analizuar edhe arsyet që çojnë në organizimin e protestave.

“Teoritë konspirative duhet të hetohen, përfshirë edhe personat që kanë kryer veprime dhunuese ndaj pronës. Duhet t’i shohim edhe shkaqet e protestës. Po flasim për drejtësinë dhe kemi thënë se drejtësia nuk po funksionon.

Sot mësova se Gjykata Kushtetuese kërkon të fusë këshilltarë të huaj, me arsyetimin se pjesa e Kushtetutës që ka të bëjë me vettingun nuk është shfuqizuar nga Parlamenti, dhe se shërbimet e huaja do të vendosin pas disa ditësh. Kjo nuk është e pranueshme. Gjykata Kushtetuese dhe gjykatat e tjera duhet të jenë të pavarura në vendimmarrje. Kur dhuna ndaj pronës dhe ndaj policisë kalon kufirin, argumentet e tjera humbasin peshën”, tha ai.abcnews.al

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha