Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Ekonomi

Ministrja Ibrahimaj: Ulja e pragut të TVSH-së ndihmon formalizimin e biznesit

Ministrja Ibrahimaj: Ulja e pragut të TVSH-së ndihmon formalizimin e biznesit
Foto: abcnews.al

Ibrahimaj në “Real Story”: Biznesi i vogël do të vazhdojë pa tatim mbi fitimin, ndërsa ulet pragu i TVSH-së

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka sqaruar ndryshimet e parashikuara në paketën fiskale, duke u ndalur te tatimi mbi fitimin për biznesin e vogël dhe te ulja e pragut të TVSH-së.

E ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, Ibrahimaj tha se biznesi i vogël do të vazhdojë të përfitojë nga tatimi zero mbi fitimin. Ajo theksoi se ulja e pragut të TVSH-së synon të inkurajojë formalizimin dhe të sigurojë një konkurrencë më të drejtë ndërmjet bizneseve.

Ndryshimet e normës së TVSH-së

Ministrja u ndal edhe te ndryshimet e normës së TVSH-së. Ajo sqaroi se ulja e kësaj norme për produktet ushqimore do të kompensohet pjesërisht nga rritja e normës në 21% për artikujt e tjerë të mallrave dhe shërbimeve.

Tatimi mbi fitimin dhe dividentët

Sa i përket tatimit mbi fitimin, ministrja tha se nuk ka pasur ndryshime. Ajo bëri gjithashtu dallimin mes fitimit të kompanisë dhe dividendit që u takon pronarëve.

“Ne kemi bërë disa ndërhyrje me paketën fiskale të këtij viti. Një prej tyre ishte reduktimi i TVSH-së. Ne e kemi rritur normën për të gjitha produktet e tjera në 21%. Pjesa më e madhe e të ardhurave që nuk do të mblidhen nga TVSH-ja e ushqimit do të vijë nga rritja e normës për të gjithë artikujt e tjerë të mallrave dhe shërbimeve. Ne nuk kemi prekur tatimin mbi fitimin. Fitimi dhe dividentët janë dy koncepte të ndryshme. Dividendi u takon pronarëve, jo kompanive. Një kompani me qarkullim 5 milionë lekë nuk paguan tatim mbi fitimin. Ulja e pragut të TVSH-së shkon drejt një konkurrence më të drejtë. Kur e rritëm pragun në 10 milionë lekë, pati debate të forta. Arsyeja pse vazhdojmë të mbajmë një prag është se bizneset e vogla do të kishin një kosto. Megjithatë, në një kohë me zhvillime teknologjike, besoj se të gjitha këto duhet të deklarohen online”, tha ajo.

/abcnews.al/

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha