Futbollli spanjoll përjetoi sot momente ankthi në ndeshjen mes Tenerifes dhe Andorrës, kur Hesus de Miguel u dërgua me urgjencë në spital pasi pësoi një atak kardiak në fushë.
Incidenti ndodhi në minutat shtesë të ndeshjes së La Liga 2. De Miguel po vraponte drejt një topi të gjatë për sulm, por u përplas me tokë pasi portieri Ouono po përpiqej ta ndalonte.
Lojtari mbeti pa ndjenja në tokë dhe pësoi edhe një atak kardiak. Stafet mjekësore ia dolën menjëherë për ta ndihmuar, duke krijuar skena shqetësuese në fushë.
Ai u transportua me urgjencë në spital, ndërsa ndeshja u ndërpre, pavarësisht se ishin minutat e fundit shtesë. Sipas klubit të Tenerifes, gjendja e sulmuesit është stabile, por për momentin nuk janë dhënë detaje të tjera për shëndetin e tij.
Burimi: lajmifundit.al










