Gjatë një operacioni në Shkup, policia ka gjetur dhe konfiskuar armë, municion, një bombë dore dhe marihuanë, njoftoi MPB-ja.
Sipas ministrisë, SPB Shkup ka ngritur kallëzim penal ndaj B.S. (33 vjeç), banues në Shkup. Ai dyshohet për veprat penale të përpunimit, mbajtjes, ndërmjetësimit dhe tregtimit të paautorizuar të armëve ose eksplozivëve, si dhe për prodhimin e paautorizuar dhe vënien në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve.
Kontrolli u krye më 01.10.2026 në banesën dhe në ambientet e tjera që përdorte i kallëzuari. Nëpunësit policorë sekuestruan 253 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një bombë dore „M75“, një pistoletë „Cërvena Zastava“ të kalibrit 7,65 mm me karikator, një pistoletë „Bereta“ me karikator dhe marihuanë.
Burimi: www.albeu.com









