Mesazhe ngushëllimi pas vdekjes së Gjergj Menës
Aktori dhe regjisori i njohur Gjergj Mena ka vdekur në moshën 41 vjeç. Lajmi ka lënë në pikëllim familjarët, miqtë dhe kolegët e tij, të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale.
Aktorja Algiona Aga ka publikuar në profilin e saj në Instagram një fotografi me Gjergjin, duke e shoqëruar me disa fjalë prekëse.
“Nuk gjej dot fjalët e duhura për ty, Gjergji im: shoku im, miku im, vëllai im, njeriu im, familja ime, mbështetja ime.
Do të jem mirënjohëse përjetë për kohën që more pjesë në jetën time. Do t’i lutem Zotit që shpirtrat tanë të takohen përsëri. Të dua përtej jetës”, ka shkruar aktorja në Instagram.
Burimi: www.kosovarja-ks.com









