Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kronikë

Biznesmeni Valon Lluka dërgohet në shtëpi nga gjykata pas akuzës së Behgjet Pacollit

Biznesmeni Valon Lluka dërgohet në shtëpi nga gjykata pas akuzës së Behgjet Pacollit
Foto: lajmifundit.al

Biznesmeni Valon Lluka, ish-administrator i shoqërisë koncesionare ‘Vlora International Airport’, është liruar nga paraburgimi në Kosovë.

Këtë informacion e ka bërë të ditur avokati mbrojtës i Llukës, Driton Muharremi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ndalimi dhe akuzat e Behgjet Pacollit

Lluka ishte ndaluar pas denoncimit të biznesmenit Behgjet Pacolli, i cili e kishte kallëzuar penalisht për “Mashtrim”, “Shpërdorim të pasurisë së huaj”, “Keqpërdorim të autorizimeve ekonomike” dhe “Lidhje të kontratës së dëmshme”.

“Në cilësinë e avokatit mbrojtës të z. Valon Lluka, dhe për hir të informimit të drejtë të publikut, ju njoftoj se sot, me vendim të gjyqtares së procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Prishtinë, z. Valon Lluka është liruar nga paraburgimi, duke iu zëvendësuar kjo masë me dorëzani”, njoftoi avokati mbrojtës i Llukës.

Vendimi i Gjykatës Supreme

Ky vendim vjen pas një procesi të rëndësishëm juridik, ku fillimisht Gjykata e Apelit kishte vlerësuar si të pabazuara pretendimet për rrezikun e ikjes dhe përsëritjes së veprës penale, ndërsa më pas Gjykata Supreme kishte aprovuar si të bazuar kërkesën e mbrojtjes, lidhur me rrezikun e pretenduar për ndikim në dëshmitarë dhe asgjësim të provave, duke e kthyer çështjen në rivendosje.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha