Aktori i njohur turk, Çağatay Ulusoy, ka filluar xhirimet e projektit të tij më të ri.
Bëhet fjalë për serialin “Eşref Tek”, xhirimet e të cilit kanë nisur në Qipro, ku aktori u fotografua gjatë punës në sheshxhirim.
Detaje mbi serialin
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë atmosferën e xhirimeve. Projekti pritet të zbulojë më shumë nga e kaluara e personazhit të njohur Eşref, përpara ngjarjeve që publiku i njeh nga “Eşref Rüya”.
Seriali, që do të transmetohet në platformën Prime Video, do të ketë tetë episode dhe do të fokusohet te ngjarjet që kanë formësuar jetën e Eşrefit.
Kasti dhe xhirimet
Krahas Ulusoyt, në projekt do të luajnë edhe Aybüke Pusat, e njohur për rolin e Derinit, dhe Görkem Sevindik, i cili do të rikthehet në rolin e Kadirit.
Sipas mediave turke, xhirimet në Qipro kanë nisur me skena në kazino, ndërsa kastit i janë bashkuar edhe emra të tjerë të njohur të kinematografisë turke.
“Eşref Tek” pritet të dalë para publikut gjatë muajit dhjetor, megjithëse data e saktë e premierës nuk është bërë ende publike.
Fotografitë e para nga sheshxhirimi kanë shtuar kureshtjen e fansave, të cilët presin të njohin një anë tjetër të historisë së Eşrefit. /Prive By LS
View this post on Instagram
A post shared by ÇağatayUlusoy_Italy Fan Page (@cagatayulusoyitalia)
Burimi: privebruto.com










