Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Kreu i Komisionit në PE, McAllister, shqetëson situata në Shqipëri

Kreu i Komisionit në PE, McAllister, shqetëson situata në Shqipëri
Foto: gazetashqiptare.al

Situata politike në Shqipëri u diskutua sot në mbledhjen e Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian. Kreu i komisionit, David McAllister, ngriti shqetësime për zhvillimet e fundit në vend.

Shqetësimet e McAllister për protestat

Gjatë fjalës së tij, McAllister iu referua protestave në Shqipëri. Ai tha se qytetarët kanë dalë në rrugë kundër abuzimit me pushtetin, korrupsionit dhe rritjes së kostove të jetesës.

“Kemi marrë mesazhe të shumta shqetësuese rreth situatës politike në Shqipëri. Shqiptarët dolën në rrugë kundër abuzimit të pushtetit, rritjes së korrupsionit dhe rritjes së kostove të jetesës”, u shpreh ai.

Burimi: gazetashqiptare.al

Të fundit Të gjitha