Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kulturë

Rita Ora publikon The Current, këngën e re nga filmi ViQueens

Rita Ora publikon The Current, këngën e re nga filmi ViQueens
Foto: kultplus.com

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka publikuar këngën e saj më të re, “The Current”, e cila është pjesë e filmit të ardhshëm “ViQueens”.

Kënga dhe platformat

Kënga tashmë është e disponueshme në platformat digjitale të transmetimit muzikor.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, ku është shprehur krenaria për projektin e ri të artistes, duke e cilësuar këngën si një krijim që meriton të dëgjohet vazhdimisht.

Filmi “ViQueens”

Filmi, me regji të Harald Zwart, zgjat 90 minuta dhe sjell një histori aventureske për dy vajza vikinge, të cilat nisen nga Norvegjia drejt Kinës për të kthyer një udhëtar të fshehur në anijen e tyre.

Gjatë udhëtimit, dy vajzat zbulojnë sekrete të reja dhe mësojnë aftësi të pazakonta, përfshirë përdorimin e balonave në formë dragoi, fishekzjarrëve dhe arteve marciale Kung Fu. Në këtë aventurë, ato kuptojnë se vlera e miqësisë është shumë më e madhe se çdo gjë që mund të fitohet nga kundërshtarët.

Kastit dhe skenari

Krahas Rita Orës, në kastin e filmit janë edhe aktorët Ella Purnell dhe Alan Carr. Skenari është shkruar nga Harald Zwart, Stella Sophia Zwart dhe Veslemoey Ruud Zwart.

“The Current” vjen si një tjetër angazhim muzikor i Rita Orës në kuadër të projektit filmik “ViQueens”./KultPlus.com

View this post on Instagram

A post shared by ViQueens • Animated film (@viqueensthemovie)

Burimi: kultplus.com

Të fundit Të gjitha