Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Showbiz

Besi jep lajmin për gjendjen e shokut të lënduar mbrëmë

Besi jep lajmin për gjendjen e shokut të lënduar mbrëmë

Pas shqetësimit të gjerë që shkaktoi plagosja e të riut 28-vjeçar Erjon Vishkulli gjatë protestës së zhvilluar dje në Tiranë, aktori dhe këngëtari Bes Kallaku ka dhënë një informacion të ri lidhur me gjendjen shëndetësore të mikut të tij.

Gjendja e Erjon Vishkullit

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Kallaku ka bërë me dije se në mëngjesin e sotëm ka mundur të bisedojë me Erjonin, i cili për fat të mirë ndodhet në një gjendje më të favorshme.

Megjithatë, dëmtimi i rëndë që ka pësuar në sy kërkon një trajtim më të specializuar jashtë vendit.

“Sot në mëngjes pata mundësinë të flas me Erjonin! Falënderim Zotit është më mirë, por ka nevojë për një ndërhyrje më të specializuar jashtë shtetit. Presim që sot të niset! Ju falënderojmë të gjithëve për mbështetjen dhe gatishmërinë që keni treguar. Zoti ju bekoftë!”, ka shkruar aktori.

Plagimi gjatë protestës

Kujtojmë se Vishkulli u plagos rëndë në syrin e majtë gjatë protestës së 24 tetorit, pasi u raportua se ishte goditur nga një plumb gome. Ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në Spitalin e Traumës, ndërsa dëmtimi i pësuar ka ngritur shqetësime serioze për shikimin e tij.

Tashmë, shpresat janë te trajtimi i specializuar jashtë vendit, ndërsa ende nuk është konfirmuar destinacioni ku pritet të transferohet 28-vjeçari. /Prive By LS

Burimi: privebruto.com

Të fundit Të gjitha