Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Ajola Xoxa shkon në burgun e Fierit me të porsalindurin për të takuar Erion Veliajn

Ajola Xoxa shkon në burgun e Fierit me të porsalindurin për të takuar Erion Veliajn
Foto: albeu.com

Ajola Xoxa ka shkuar në burgun e Fierit për të vizituar bashkëshortin e saj, Erion Veliaj, i cili ishte transferuar atje një ditë më parë nga burgu i Durrësit. Ajo u pa në ambientet e burgut me fëmijën e saj të vogël në krah, për t’u takuar me bashkëshortin. Gjatë ditës, në burgun e Fierit kishte shkuar edhe nëna e Erion Veliajt, e cila gjithashtu e vizitoi atë. Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në atë të Fierit u krye një ditë më parë. Foshnja që Ajola Xoxa mbante në krah gjatë vizitës është djali i dytë i çiftit, i cili lindi më 29 qershor 2026. Në atë periudhë, Veliaj ndodhej në paraburgimin e Durrësit, ku qëndronte që nga arrestimi në shkurt të vitit 2025. Për lindjen e djalit, atij iu dha një leje e veçantë 48-orëshe për t’u takuar me bashkëshorten dhe foshnjën në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë. Çifti ka edhe një djalë tjetër, Kajanin, i cili lindi në tetor të vitit 2018. Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në kuadër të hetimeve për korrupsion dhe pastrim parash. Më pas, hetimet u përmbyllën dhe dosja u dërgua për gjykim në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

 

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha