Në emisionin podkast “Call Her Daddy”, Jennifer Lawrence rrëfeu se si pati një reagim të ashpër në xhirimet e filmit “Die My Love”, kur disa anëtarë të ekipit, të cilët nuk duhej të ishin aty, u shfaqën gjatë regjistrimit të skenave me lakuriqësi.
Jennifer Lawrence flet për përvojën në xhirimet e filmit
Aktorja fituese e çmimit Oscar foli për rrugën e saj të gjatë në karrierë dhe theksoi se përshtatja për një rol është thjesht pjesë e punës, shkruan Indeksonline.
Ajo solli si shembull kërkesën e regjisores Lynne Ramsay që ajo të shkurtonte flokët, t’i lyejë në bjonde platini dhe të mbante një model të caktuar flokësh. Edhe pse pamja e re i pëlqeu, Lawrence sqaroi se, si një aktore e njohur, ajo ka të drejtën dhe detyrën të flasë kur e sheh të nevojshme.
“Gjatë xhirimit të skenave nudo në sheshxhirim kishte anëtarë të ekipit që nuk ishin të autorizuar të ndodheshin atje. Reagova me forcë, kryesisht sepse pyes veten: nëse nuk vendosim rregulla të tilla, çfarë do të ndodhte me një 18-vjeçare që është ende e panjohur dhe që ka njerëz në sheshxhirim që nuk duhet të ishin aty?” shpjegoi Lawrence.
Rëndësia e rregullave në sheshxhirim
Ajo shtoi se një aktore e re në një situatë të tillë përballet me një zgjedhje të vështirë. Ose mund të reagojë dhe të fitojë reputacionin si person “i vështirë”, ose mund të heshtë dhe të lejojë që njerëzit që e vënë në siklet ta shohin të zhveshur.
“Ishte e rëndësishme për mua t’u shpjegoja këtyre njerëzve pse ishte gabim”, tha ajo.
Lawrence ka deklaruar më parë se nuk është shumë e ndjeshme ndaj lakuriqësisë. Në një shfaqje speciale të filmit, në një klip të publikuar nga Vulture, ajo tha se dëshironte t’i jepte regjisores Ramsay liri të plotë artistike. Ajo kujtoi se iu dërgua një pamje nga afër e të pasmeve të saj, ku dukej celuliti, dhe e pyetën nëse donte që të përpunohej. Ajo u përgjigj negativisht, duke komentuar se “është thjesht një të pasme”./Indeksonline/
Burimi: indeksonline.net










