Një përplasje e rëndë mes automjeteve ka ndodhur këtë të enjte në Dragostunjë. Sipas informacioneve fillestare, në këtë ngjarje janë të përfshira katër automjete.
Aksidenti në Dragostunjë
Për shkak të përplasjes, mjetet kanë dalë jashtë rrugës dhe kanë mbetur në anë të saj, ndërsa deri tani nuk është konfirmuar nëse ka persona të lënduar ose viktima. Efektivët e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e sakta të aksidentit.
Burimi: lajmifundit.al










