Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Gazetarja trondit me rrëfimin: një ministër i propozoi marrëdhënie treshe në hotel

Gazetarja trondit me rrëfimin: një ministër i propozoi marrëdhënie treshe në hotel
Foto: kosovarja-ks.com

Gazetarja e njohur politike e BBC-së, Laura Kuenssberg, 50 vjeçe, ka thënë se beson që një ministër britanik dhe partnerja e tij i kanë propozuar asaj të kenë marrëdhënie seksuale të tre gjatë një konference të partisë.

Në librin autobiografik “Pay Attention”, që del në shitje këtë javë, Kuenssberg tregon se shkoi në dhomën e hotelit të ministrit për një takim pune, duke pritur se aty do të ishte edhe këshilltari i tij.

Aty e gjeti politikanin me këmishën e zbërthyer, shtrirë në shtrat pranë partneres së tij. Gazetarja e mbaroi pijen dhe u largua menjëherë.

Kuenssberg pranon se mund ta ketë keqinterpretuar situatën, por e përshkruan takimin si shumë të pakëndshëm. Ajo ka deklaruar se nuk do ta zbulojë kurrë identitetin e ministrit.

Ish-redaktorja politike e BBC-së tregon gjithashtu se një ministër tjetër i martuar e kishte prekur në mënyrë të papërshtatshme gjatë një mbrëmjeje në teatër, pas së cilës ajo ndërpreu çdo kontakt me të.

Libri përmend edhe mesazhe shqetësuese nga politikanë, ngacmime të tjera dhe kërcënime publike, për shkak të të cilave BBC i kishte caktuar truproja.

Burimi: www.kosovarja-ks.com

Të fundit Të gjitha