Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Džon Travolta do të nderohet me çmimin Stella della Mole në Torino

Džon Travolta do të nderohet me çmimin Stella della Mole në Torino
Foto: reporteri.al

TORINO, 3 nëntor, ATSH/ Aktori amerikan John Travolta do të marrë pjesë si i ftuar special në edicionin e 44-të të Festivalit të Filmit në Torino, ku do të nderohet me çmimin “Stella della Mole”.

Çmimi do t’i jepet gjatë mbrëmjes së hapjes së festivalit. Po atë mbrëmje, aktori do të prezantojë edhe filmin e tij të parë si regjisor, “Propeller One-Way Night Coach”, në premierën italiane, pasi filmi u shfaq më parë në Festivalin e Kanës.

Travolta mbetet një nga figurat më të njohura të kinemasë amerikane. Karriera e tij përfshin tituj si “Pulp Fiction”, “Saturday Night Fever”, “Grease”, “Face/Off” dhe “Get Shorty”.

Festivali i Filmit në Torino është një nga ngjarjet e rëndësishme të kinemasë italiane dhe ndërkombëtare. Ai përqendrohet te filmi i autorit, kinemaja e pavarur dhe promovimi i talenteve të reja.

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha