Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Rama nga Brukseli: Britanikët do të kthehen, por duhet të presin

Rama nga Brukseli: Britanikët do të kthehen, por duhet të presin
Foto: abcnews.al

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në EuroNews Enlargement Summit, ku u intervistua nga Maria Tadeo për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian dhe për sfidat që presin vendin në të ardhmen.

Në përfundim të intervistës, Rama bëri edhe një koment për britanikët. Ai theksoi se ata duhet të kthehen në Bashkimin Evropian dhe se, për herë të parë, duhet të presin, pasi shqiptarët janë para tyre.

“Britanikët duhet të presin, ata janë pas nesh. Të jesh më në fund përpara britanikëve, pas mijëra vitesh në krye, tani ata duhet të qëndrojnë pas. Shqiptarët do të përshëndesin çdo arritje të tyre.

Ne i inkurajojmë të luftojnë krimin e organizuar, të kenë guxim dhe të kthehen në shtëpi, sepse nuk po kalojnë mirë në mes të oqeanit. Ky ishte një shaka! Duhet të jeni në BE dhe kudo që dëshironi.”

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha