Publikimi zyrtar i Raportit të Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 është paraparë për 4 nëntor. Vlerësimet e para tregojnë se kriza e zgjatur politike dhe institucionale do të ndikojë në përfundimet e tij. Drafti i publikuar dhe qëndrimet e ekspertëve të integrimit evropian sugjerojnë se në shumicën e fushave që shqyrton Bashkimi Evropian nuk pritet të konstatohet një përparim i dukshëm.
Përmes raportit vjetor, Komisioni Evropian vlerëson zbatimin e reformave në fushat e demokracisë, sundimit të ligjit, funksionimit institucional, të drejtave themelore, ekonomisë dhe administratës publike, si dhe përafrimit me politikën e jashtme të BE-së. Përveç zhvillimeve të vitit, dokumenti përcakton edhe nivelin e gatishmërisë së secilit vend për anëtarësim.
Sipas ekspertëve të procesit, vlerësimet për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit pritet të tregojnë mungesë të një përparimi të theksuar. Zbatimi i reformave dhe forcimi i mekanizmave të përgjegjësisë institucionale mbeten sfida. Shqyrtimi paraprak tregon gjithashtu se, për herë të parë, raporti pritet të vlerësojë përputhjen e politikës së jashtme të Kosovës me atë të Bashkimit Evropian.
V
Burimi: www.albeu.com










