Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Shëndetësi

Më shumë se 4 mijë raste kancerit në Kosovë gjatë 2025-ës

Më shumë se 4 mijë raste kancerit në Kosovë gjatë 2025-ës
Foto: ekonomiaonline.com

Numri i rasteve të reja dhe profili demografik

Gjatë vitit 2025 janë regjistruar 3 mijë e 775 raste të reja të kancerit në Kosovë. Të dhënat u bënë publike nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), i cili publikoi “Raportin e sëmundjeve malinje për periudhën janar–dhjetor 2025”.

Sipas raportit, gratë përbëjnë 51% të rasteve të reja, ndërsa burrat 49%.

Grupmosha më e prekur është ajo mbi 60 vjeç.

Llojet më të shpeshta të kancerit

Tek gratë, tumoret më të shpeshta janë kanceri i gjirit dhe kanceri i organeve gjenitale femërore. Tek burrat, më të shpeshtët janë kanceri i lëkurës, i mushkërive dhe i prostatës.

Raporti përfshin edhe numrin e përgjithshëm të personave me sëmundje malinje të raportuar gjatë vitit 2025, duke përfshirë edhe pacientët e diagnostikuar në vitet paraprake. Ky total arrin në 5 mijë e 564 persona.

IKSHPK sqaron se të dhënat janë mbledhur nga institucionet shëndetësore publike dhe private të Kosovës, përmes Regjistrit Popullativ të Sëmundjeve Malinje.

Më shumë se 4 mijë raste kancerit në Kosovë gjatë 2025-ës

Raporti tregon se Prishtina ka numrin më të madh të rasteve të reja, gjithsej 652. Pas saj vijnë Peja me 259 raste, Gjakova dhe Prizreni me nga 236 raste, Ferizaj me 209, Mitrovica me 188, Podujeva me 172 dhe Vushtrria me 169 raste.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në këtë raport nuk janë raportuar të gjitha të dhënat siç duhet.

“Besojmë se ky publikim do të shërbejë si informacion dhe motivim për ata që nuk raportuan siç duhet, dhe që do të shohin se një pjesë e punës së tyre nuk është paraqitur në këtë raport për shkak të mos raportimit”, thuhet në parathënien e raportit.

Sipas llojeve të kancerit, ai i organeve tretëse është më i shpeshti.

Raporti thekson se rastet më të shpeshta janë kanceri i lëkurës, i gjirit, i organeve gjenitale femërore, i organeve të frymëmarrjes dhe i traktit urinar.

Burimi: ekonomiaonline.com

Të fundit Të gjitha