Flakët përfshinë një bodrum të një banese në lagjen “Sheq i Vogël” në Fier, pak minuta më parë.
Zjarrin e vunë re vetë pronarët e banesës, të cilët njoftuan menjëherë shërbimet zjarrfikëse. Falë ndërhyrjes së shpejtë, flakët u kontrolluan në kohë dhe nuk arritën të përhapen në pjesët e tjera të banesës.
Për momentin, supozohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Ndërkohë, policia është në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të incidentit, i cili alarmoi familjarët.
Burimi: shqiptarja.com










