Shoqata e Botuesve Shqiptarë njoftoi shtyrjen e Panairit të Librit, duke e lidhur këtë vendim me situatën e protestave në vend. “Grupi organizues i Panairit, pas konsultimeve me shumë botues, pedagogë, mësues dhe lexues, vlerëson se zhvillimi i tij në datat e planifikuara (11-15 nëntor 2026), në kushtet e tensionit dhe shqetësimit në Tiranë, nuk do të siguronte pjesëmarrjen e nevojshme të vizitorëve dhe lexuesve, sidomos të të rinjve dhe fëmijëve, që janë një nga grupet kryesore të synuara nga Panairi i Librit. Ju njoftojmë se Panairi i 29-të i Librit “Tirana 2026” do të mbahet gjatë muajit dhjetor, pra brenda këtij viti. Datat e sakta do t’ju bëhen të njohura shumë shpejt”, thuhet në njoftim.
Burimi: kohajone.com









