Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike shqyrtoi sot projektligjin “Për buxhetin e vitit 2027” gjatë mbledhjes së sotme.
Zëvendësprokurori i Përgjithshëm, Arqilea Koço, paraqiti nevojat dhe shqetësimet e Prokurorisë së Përgjithshme.
Kërkesat dhe shqetësimet e prokurorisë
Gjatë mbledhjes, Koço theksoi se institucioni nuk ka kërkuar rritje të fondeve buxhetore, duke vlerësuar se buxheti aktual mjafton për vazhdimin e aktivitetit.
Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar, megjithatë, shtimin e dy specialistëve të teknologjisë së informacionit (IT), për shkak të nevojave që kanë dalë nga zhvillimi dhe administrimi i sistemit të menaxhimit të çështjeve.
“Kërkesa jonë kufizohet vetëm në shtimin e dy personave për IT. Këta nevojiten për shkak të përfshirjes në projektin e sistemit të menaxhimit të çështjeve, i cili kërkon persona të kualifikuar dhe me specializim të veçantë në mbrojtjen kibernetike, pasi, siç e keni parë edhe së fundmi, sulmet kibernetike ndaj sistemeve tona kanë qenë intensive dhe të shpeshta”, tha ai.
Një shqetësim tjetër i ngritur prej tij lidhet me mungesën e ambienteve të përshtatshme në disa prokurori, konkretisht në Sarandë, Fier, Durrës dhe Tiranë.
Sipas Koços, ndryshimet e hartës gjyqësore dhe përqendrimi i prokurorëve dhe punonjësve në këto institucione kanë shkaktuar mbingarkesë.
“Dua të rikujtoj një shqetësim të vazhdueshëm, të cilin e kemi përmendur edhe në takime të tjera, lidhur me mungesën e ambienteve në disa prokurori, si Saranda, Fieri, Durrësi dhe Tirana. Këto prokurori janë pothuajse jashtë funksionimit normal për shkak të mungesës së kapaciteteve. Kjo gjendje lidhet edhe me ndryshimin e hartës gjyqësore dhe përqendrimin e prokurorëve dhe punonjësve në to.
Aktualisht, aktiviteti në këto prokurori është në nivele minimale për shkak të mungesës së ambienteve. Janë diskutuar disa herë mundësitë për gjetjen e ambienteve, por problemi ende nuk ka marrë zgjidhje”, tha ai.
Buxheti i parashikuar për vitin 2027
Relatori Ermal Pecaj tha se Prokuroria e Përgjithshme pritet të ketë në dispozicion 3,49 miliardë lekë për vitin 2027, me një rritje prej 97,12 milionë lekësh, ose 2,86%, krahasuar me buxhetin e ndryshuar të vitit 2026. Ai theksoi se investimet për vitin 2027 janë parashikuar në nivelin e 130 milionë lekëve.
“Prokurorisë së Përgjithshme i parashikohet një financim prej 3,49 miliardë lekësh, ose 97,12 milionë lekë më shumë se buxheti i nd
Burimi: lajmifundit.al









