Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Ekonomi

Bonusi mujor për pensionistët dyfishohet nga 1 janari

Bonusi mujor për pensionistët dyfishohet nga 1 janari
Foto: lajmifundit.al

Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot se buxheti i vitit 2027 parashikon një rritje të mbështetjes financiare për pensionistët. Kjo do të arrihet përmes dy masave që synojnë përmirësimin e të ardhurave dhe lehtësimin e shpenzimeve të përditshme. Sipas Malajt, zbatimi i këtyre masave kërkon rreth 24 miliardë lekë shtesë.

“Me Buxhetin 2027, forcojmë mbështetjen për pensionistët, në mënyrë që t’i përballojnë më lehtë nevojat e përditshme dhe të kenë më shumë siguri ekonomike. Kemi parashikuar rreth 24 miliardë lekë shtesë për dy masa që rrisin të ardhurat e tyre”, shkruan ai.

Masat e parashikuara përfshijnë dyfishimin e bonusit mujor për pensionistët sipas kategorive, duke filluar nga 1 janari 2027, si dhe indeksimin e pensioneve në muajin prill, tre muaj më herët se zakonisht.

“Dyfishimi i bonusit mujor sipas kategorive, nga 1 janari 2027; indeksimi i pensioneve në prill, tre muaj më herët”, theksoi ai.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha