Atletico Madrid dhe Bayern Munich do të ndeshen më 3 nëntor në kuadër të raundit të katërt të fazës së ligës në Champions League. UEFA ka publikuar disa statistika me interes para kësaj ndeshjeje, ku dallon sidomos forma e Harry Kane, i cili është shumë afër barazimit të një rekordi të Cristiano Ronaldos.
Bilanci i Atletico Madridit në shtëpi
Sipas statistikave të UEFA-s, Atletico Madrid ka një bilanc të jashtëzakonshëm në shtëpi kundër skuadrave gjermane. Madrilenët nuk kanë humbur në 16 ndeshjet e fundit si pritës ndaj ekipeve të Bundesligas, duke fituar 12 herë dhe duke barazuar katër herë. Gjithashtu, ata kanë fituar katër nga përballjet e fundit të këtij lloji.
Historia e përballjeve direkte në Madrid i jep gjithashtu besim skuadrës spanjolle. Atletico nuk ka humbur në tre ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj Bayern Munich, me dy fitore dhe një barazim.
Megjithatë, bavarezët kanë edhe statistikat e tyre pozitive, pasi nuk kanë humbur në tre përballjet e fundit direkte ndaj Atletico Madridit, duke marrë dy fitore dhe një barazim.
Forma në Champions League dhe Harry Kane
UEFA vë në dukje edhe formën e madrilenëve në shtëpi në Champions League. Atletico ka fituar 10 nga 12 ndeshjet e fundit në fazën e grupeve ose në fazën me eliminim direkt, ndërsa ka shënuar gol në 20 ndeshjet e fundit si pritës në këtë kompeticion.
Nga ana tjetër, Bayern Munich ka pësuar vetëm një humbje në 12 ndeshjet e fundit në Champions League, duke regjistruar tetë fitore dhe tri barazime. Gjermanët kanë shënuar në 24 ndeshjet e fundit në këtë turne, ndërsa në nëntë transfertat e fundit të tyre, të dyja skuadrat kanë shënuar.
Vëmendja kryesore, megjithatë, është te Harry Kane. Sulmuesi anglez ka shënuar në 10 ndeshjet e fundit radhazi në Champions League dhe është tashmë vetëm një ndeshje larg barazimit të rekordit të Cristiano Ronaldos për numrin e ndeshjeve radhazi me gol në këtë kompeticion.
Burimi: kohajone.com









