Rezultatet e arritura në Grand Slamin e Abu Dhabit po i sjellin gradualisht Akil Gjakovën dhe Laura Fazliun më afër majës së renditjes botërore, ku kanë për t’u vendosur.
Laura Fazliu fitoi 500 pikë me vendin e tretë në këtë garë. Me këtë rezultat, ajo u ngjit tri pozita në kategorinë deri 63 kilogramë dhe tani renditet e 11-ta.
Në kategorinë deri 73 kilogramë, Akil Gjakova u ngjit 14 vende. Vendi i pestë në Abu Dhabi i solli 360 pikë, duke e çuar në pozitën e 32-të të klasifikimit botëror.
Për xhudistët kosovarë, pjesëmarrja e radhës do të jetë në Grand Prix-in e Zagrebit, i cili zhvillohet nga 13 deri më 15 nëntor.
Burimi: www.albeu.com









