Një figurë e njohur e ekranit
Orinda Huta e kam takuar për herë të parë para 20 vitesh, gjatë intervistës sonë të parë. Atëherë ishte një këngëtare e re, që kishte fituar simpatinë e të rinjve me këngët dhe pamjen e saj. Edhe pas dy dekadash, ajo ruan të njëjtën pamje ëngjëllore, një buzëqeshje të qetë dhe një bukuri natyrale, e cila jo vetëm që nuk ka zbehur, por është forcuar në disa aspekte: si figurë e konsoliduar e ekranit, si bashkëshorte e showmenit Turjan Hyska dhe si nënë e Atarës.

Në këtë intervistë për Bordo, ajo flet për projektin e ri televiziv “Goca & Gra”, për bashkëpunëtoret me të cilat ndan jo vetëm panelin, por edhe mendimet, duke i sjellë shikuesit një Orinda që shpreh hapur mendimet dhe bindjet e saj, si grua, nënë dhe pjesë e shoqërisë. Ajo zbulon gjithashtu se podcast-i i saj “Mam”, që prej katër sezonesh, sjell një dimension tjetër të saj dhe pritet të sjellë disa risi për mëmësinë dhe prindërimin. Në këtë rrëfim do të njihni më shumë Orinda Hutën, jo vetëm si moderatore dhe producente, por edhe në raportin me bashkëshortin dhe vajzën e saj, Atara.

Rikthimi në ekran dhe programi i ri
Marrëdhënia ime me televizionin ka qenë gjithmonë e veçantë, dhe në fakt nuk kam qenë kurrë kategorike për të mos u rikthyer. Thjesht, me kalimin e viteve kanë ndryshuar prioritetet e mia dhe mënyra si e organizoj kohën. Sot, para se të marr përsipër një angazhim të ri, mendoj edhe për hapësirën që dua të ruaj për vajzën time, familjen dhe projektet personale. Prandaj rikthimi nuk ishte diçka që e kërkoja me çdo kusht, por një mundësi që do të doja të vinte në momentin dhe formën e duhur. Mendoj se “Goca & Gra” erdhi pikërisht kështu. Ishte një ftesë që e prita me shumë dëshirë, për një format ku ndihem mirë dhe ku kam mundësinë të sjell diçka nga vetja.

Përshtatja me jetën e përditshme dhe bashkëpunimi i ri
Nuk do t’i quaja dyshime. Për mua ishte e rëndësishme që ky angazhim të përshtatej me mënyrën si e kam organizuar sot jetën, duke ruajtur kohën me Atarën dhe projektet e mia personale. Kjo nuk e ndryshon aspak përkushtimin tim profesional. Kur marr përsipër diçka, dua ta bëj sa më mirë. Ajo që më pëlqen te “Goca & Gra” është se më jep mundësinë të jem vetvetja, të shpreh mendimet e mia, të dëgjoj dhe të diskutoj. Është një angazhim që më vjen natyrshëm, edhe pse sigurisht kërkon përgatitje dhe përgjegjësi. Si çdo projekt i ri, edhe ky ka nevojë për kohën e vet për të krijuar ritmin e duhur. Për mua ka rëndësi që të respektojmë angazhimet e njëra-tjetrës dh
Burimi: bordo.al










