Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Arba Hasanaj është një fitore larg medaljes olimpike

Arba Hasanaj është një fitore larg medaljes olimpike
Foto: albeu.com

Edhe një fitore i mungon xhudistes kosovare Arba Hasanaj për të siguruar medaljen e bronzit në Lojërat Olimpike Rinore, të cilat zhvillohen në Dakar, Senegal. Në ndeshjen për bronzin, ajo do të përballet sot me austriaken Sellina Woegerer.

Hasanaj po garon sot në kategorinë deri në 78 kilogramë. Ajo e nisi paraqitjen duke e mposhtur Lenishka Figueroa Cirino nga Porto Riko me ippon.

Pas humbjes në ndeshjen e dytë ndaj braziliankes Clarisse Vallim, xhudistja e Kosovës vazhdoi garën përmes repesazhit. Aty fitoi ndaj australianes Hannah McHenry, më pas ndaj Ashly Herrera Espinosa nga Nikaragua, duke siguruar të drejtën për të luftuar për medaljen e bronzit.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha