Cristian Brocchi, ish-mesfushori i Lazios, ka vlerësuar Davide Frattesin, me të cilin punoi kur ishte trajner i Monzës. “E vlerësoj shumë Frattesin. Them gjithmonë se ai ka brenda vetes 50% Brocchi, pra mentalitetin e fituesit dhe dëshirën për t’u përballur me sfidat. Tjetra 50% është aftësia për të shënuar gola, një cilësi që mua më mungonte”, tha ai për gazetën “La Repubblica”.
Kur u pyet për rrjedhën e Lazios, e cila në fillim të sezonit konsiderohej një skuadër që mund të luftonte për shmangien e rënies, Brocchi theksoi: “E kisha thënë që në fillim të kampionatit se Lazio mund të synonte një vend në Europë. Ka lojtarë me cilësi, me karakteristika të përshtatshme për futbollin e Gattusos. Ai ka besuar gjithmonë te loja agresive dhe nuk e ka ndryshuar këtë qasje.”
Megjithatë, nuk duhet t’i rritim shumë pritshmëritë. Në Romë kalohet shpejt nga euforia te zhgënjimi. Mjaftojnë dy rezultate negative dhe thuhet menjëherë se magjia ka mbaruar. Duhet të ecim ndeshje pas ndeshjeje, me realizëm, dhe të reagojmë mirë në momentet e vështira”.
Burimi: telesport.al










