Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kronikë

Avokati i Vlora Hysenit paraqitet në GJKKO, ish-drejtuesja e SHISH mungon

Avokati i Vlora Hysenit paraqitet në GJKKO, ish-drejtuesja e SHISH mungon

Avokatja e ish-drejtueses së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, u paraqit sot në mesditë në Gjykatën e Posaçme për seancën gjyqësore ndaj klientes së saj.

Kastriot Selita u pa në ambientet e gjykatës, ndërsa, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, Vlora Hyseni nuk pranoi të paraqitej në seancë.

Të kujtojmë se seanca ndaj ish-drejtueses së SHISH-it ishte paraparë të zhvillohej një ditë më parë, por u shty për shkak të mungesës së prokurorit.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha