Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kronikë

Hajduti vodhi orën prej 260,000 euro në Japoni, por u pendua dhe e kthente me një letër

Hajduti vodhi orën prej 260,000 euro në Japoni, por u pendua dhe e kthente me një letër
Foto: shqiptarja.com

Në Tokio është raportuar një rast i pazakontë. Një orë luksoze zvicerane, me vlerë mbi 260 mijë euro, e vjedhur javën e kaluar nga një dyqan, u kthye sërish, e shoqëruar nga një letër kërkimi faljeje.

Sipas mediave japoneze, vjedhja ndodhi në zonën e Nakanos. Një burrë, duke u paraqitur si blerës, provoi një orë të markës Audemars Piguet, me vlerë 46 milionë jen, dhe më pas u largua nga dyqani.

Më 1 nëntor, dyqani mori një paketë që përmbante orën e vjedhur dhe një letër të shkruar me dorë. Me letrën, autori i kërkonte falje për veprimin e tij.

“Më vjen keq”, shkruhej në letër.

Megjithatë, edhe pas kthimit të orës, policia e Tokios vazhdon kërkimet për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar për vjedhjen.

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha