Xhuli Nura ka kujtuar përvojën e saj në Big Brother VIP Kosova, duke u ndarë me ndjekësit një mesazh për nominimet dhe qëndrueshmërinë në lojë.
Reagimi i saj vjen pasi Anjeza Gubeti u zgjodh nga publiku si banorja që do të shkojë në nominim të përhershëm.
“Për mua, asgjë nuk është nominimi i përhershëm. Kam qenë e nominuar 16 herë dhe si zonjë e kam çuar deri dy orë para përfundimit të Big Brother VIP Kosova, pas tre muajsh e tre ditësh qëndrimi”, tha ajo.
Mesazhi për nominimet
Më tej, ish-banorja theksoi se nominimet nuk duhet parë si arsye frike, por si motivim shtesë për të vazhduar lojën.
Burimi: indeksonline.net










