Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Mimoza Ahmeti dhe Ari Bakalli bashkohen në një program të ri

Mimoza Ahmeti dhe Ari Bakalli bashkohen në një program të ri
Foto: anabelmagazine.com

Çfarë ndodh kur Mimoza Ahmeti dhe Ari Bakalli vendosen përballë njëri-tjetrit? Me shumë gjasë, biseda mund të marrë çdo drejtim, përveç atij që pritet.

Prezantimi i projektit në Instagram

Kjo është, në përgjithësi, ideja e një videoje të publikuar në Instagram, ku themeluesja e Andale Media, Dalina Buzi, shfaqet krah për krah me dy personazhet, për të paraqitur një projekt të ri që do t’i shtohet programacionit të Andale.

Prezantimi nuk ishte, sigurisht, shumë serioz. Me shaka, humor dhe ndërhyrje spontane, të tre treguan se Mimoza Ahmeti dhe Ari Bakalli do të kenë një program të përbashkët, dhe publiku duhet të përgatitet për një dyshe jo fort të zakonshme.

Nga videoja del qartë se dinamika mes tyre do të jetë një nga elementet më interesante të projektit. Moza dhe Ari duken si dy pole që herë i afrohen njëri-tjetrit, herë përplasen, por pikërisht nga dallimet mes tyre mund të lindin biseda të paparashikueshme.

Profilet e dy protagonistëve

Mimoza Ahmeti, poetja dhe shkrimtarja e njohur, ka fituar një popullaritet të ri televiziv pas pjesëmarrjes dhe fitores në edicionin e tretë të “Ferma VIP”. Me mënyrën e veçantë të shprehjes, reflektimet dhe batutat që janë kthyer në momente virale, Moza ka treguar se nuk ka nevojë për skenar për të tërhequr vëmendjen.

Ari Bakalli, ish-banor i “Big Brother 2” dhe një fytyrë e njohur e diskutimeve televizive, ka treguar nga ana tjetër se nuk i shmanget debatit, ironisë apo një përgjigjeje të drejtpërdrejtë.

Të dy kanë mënyrat e tyre për të vlerësuar dhe komentuar gjërat, dhe pikërisht këtu qëndron kurioziteti më i madh për bashkëpunimin e tyre. Për momentin, Andale nuk ka zbuluar shumë detaje rreth përmbajtjes, emrit apo datës së nisjes së programit.

Detajet e tjera do t’ju tregojmë sapo t’i mësojmë. Edhe ne kemi disa pyetje. Shumë, në fakt.

Burimi: anabelmagazine.com

Të fundit Të gjitha