Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Xabi Alonso: Chelsea po fiton maturinë, Estevao është thelbësor

Xabi Alonso: Chelsea po fiton maturinë, Estevao është thelbësor
Foto: telesport.al

Fitorja 2-0 ndaj Manchester United të javën e kaluar e ka ngjitur Chelsea-n në vendin e katërt të Premier League. Sipas trajnerit të Chelsea-s, Xabi Alonso, skuadra po bën hapa të rëndësishëm përpara për t’u konsoliduar si ekip.

“Jemi të kënaqur jo vetëm për fitoren, por edhe për faktin që skuadra po shënon progres. Tashmë kemi disa ndeshje që i fitojmë pa pësuar gol, dhe kjo ka rëndësi”, tha trajneri spanjoll.

“Ndaj United dhamë një performancë të pjekur, nga një skuadër e pjekur, që di të kontrollojë lojën dhe topin. Kjo është ajo që kisha kërkuar nga djemtë”, u shpreh Xabi Alonso, i cili komentoi më pas edhe lojën e brazilianit Estevao.

“Estevao u paraqit shumë mirë. Jam i lumtur për të. Ai e meritonte këtë shans dhe mundësinë për të dhënë kontributin e tij. Ishte një kërcënim në zonën kundërshtare dhe ka të drejtë kur kërkon të luajë më shumë”, tha Alonso.

Në fund, një mesazh për Cole Palmer, i cili mungoi për shkak të penalizimit: “Nuk duam që ajo situatë me kartonin e kuq të përsëritet. Kemi nevojë për të, sepse Cole është i zgjuar. Ai e do lojën. I pëlqen ta shijojë atë”.

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha