Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Juventusi pritet ta regjistrojë Zhegrovën për Ligën e Evropës

Juventusi pritet ta regjistrojë Zhegrovën për Ligën e Evropës
Foto: albeu.com

Sipas gazetës italiane “La Stampa”, Edon Zhegrova ka gjasa të mëdha të përfshihet në listën e Juventusit për ndeshjet e Ligës së Evropës.

Lajmi thekson se trajneri Luciano Spalletti pritet t’i ofrojë Zhegrovës vendin e mesfushorit Manuel Locatelli në listën e UEFA-s. Locatelli ka pësuar një lëndim dhe pritet të mungojë në fushë për më shumë se dy muaj.

Kjo zgjidhje mundësohet nga neni 31.14, i cili lejon që, gjatë fazës së ligës, klubet të bëjnë një zëvendësim të përkohshëm në Listën A për një futbollist të ekipit të parë, kur lëndimi e largon nga aktiviteti më shumë se 60 ditë.

Spalletti pritet ta përdorë këtë rregull për regjistrimin e Zhegrovës, i cili në javët e fundit ka shfaqur performancë të mirë sa herë që ka marrë minuta në ndeshjet e kampionatit.

Deri tani, në Serie A të Italisë, Zhegrova ka shënuar dy gola dhe ka realizuar dy asistime.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha