Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Të ndryshme

Shqiptari 21-vjeçar vret me thikë nënën e tij

Shqiptari 21-vjeçar vret me thikë nënën e tij
Foto: reporteri.al

Një tragjedi familjare ka trazuar komunitetin shqiptar në Itali.

Sipas raporteve, një i ri 21-vjeçar ka vrarë me thikë nënën e tij, Meleqe Lusha, 39 vjeç, në banesën e familjes në rrugën Tagliata, në qytetin e Chiarit, në provincën e Brescias.

Pas krimit, i riu u largua nga banesa, ndërsa më vonë u paraqit vetë në kazermën e karabinierëve në Cremona, ku dha detaje për atë që kishte ndodhur. Informacioni është raportuar nga Top Channel.

Sipas mediave italiane, i riu është identifikuar si Eduart Xhani, i lindur në San Bonifacio, në provincën e Veronës.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha