Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kulturë

Pazari i Vjetër i Shkodrës rikthehet në 3D përmes ekspozitës imersive të Marubit

Pazari i Vjetër i Shkodrës rikthehet në 3D përmes ekspozitës imersive të Marubit
Foto: reporteri.al

Rindërtimi virtual i Pazarit të Vjetër

TIRANË, 3 nëntor/ATSH/ Pazari i Vjetër i Shkodrës do të marrë jetë në një dimension të ri falë teknologjisë 3D dhe një përvoje virtuale. Ajo do t’u lejojë vizitorëve të udhëtojnë mbrapsht në kohë dhe të shohin nga afër pamjen e qytetit gjatë shekullit XIX.

Projekti, i prezantuar nga Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, bazohet në fotografitë historike të arkivit Marubi. Synimi është rikrijimi, në një mjedis virtual, i rrugicave, ndërtesave, arkitekturës dhe detajeve tipike të Pazarit të Vjetër të Shkodrës.

Ekipi dhe bashkëpunimi

Nën drejtimin artistik dhe konceptual të Federico Curani-t (art director dhe game designer), si dhe me projektimin hapësinor të Edoardo Bracchi-t (landscape architect dhe level designer), e kaluara e qytetit do të rikthehet përmes një përvoje gjithëpërfshirëse. Teknologjia immersive do t’u mundësojë vizitorëve të eksplorojnë hapësirat historike, të njohin arkitekturën dhe të përjetojnë atmosferën e Shkodrës që sot ruhet në fotografitë e arkivit historik.

Sipas Muzeut “Marubi”, kjo nismë nuk është thjesht një mënyrë e re për të parë të kaluarën, por një mundësi për ta përjetuar atë nga afër, duke ndërthurur trashëgiminë kulturore, artin dhe teknologjinë.

Projekti realizohet në bashkëpunim me Kub France Tirana (Instituti Francez i Shqipërisë), Ambasadën e Francës në Shqipëri, Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” dhe Consulting and Development Partners (CODE Partners).

1 nga 11


<

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha