Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Meri Shehu rendit horoskopin e nëntorit: kush ka fatin më të mirë

Meri Shehu rendit horoskopin e nëntorit: kush ka fatin më të mirë
Foto: bordo.al

Parashikimi i Meri Shehut për nëntorin

Astrologia Meri Shehu ka publikuar parashikimin e saj astrologjik për muajin nëntor, ku i rendit 12 shenjat e zodiakut sipas fatit, nga ato më pak të favorizuara deri te ato më me fat.

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ajo tha se ky muaj do të ketë ndryshime të dukshme, rikthime të çështjeve të së kaluarës, sfida ekonomike dhe zhvillime të paparashikuara në marrëdhëniet personale dhe profesionale.

Sipas Meri Shehut, gjysma e parë e nëntorit do të jetë një periudhë reflektimi dhe rishikimi të çështjeve që nuk janë mbyllur ende. Arsyeja, sipas saj, është lëvizja e kundërt e Mërkurit dhe Afërditës, të cilët kthehen në lëvizje të drejtë rreth datave 13-14 nëntor.

“Deri në datën 14, të paktën, kemi probleme nga e kaluara, pengesa, çështje ekonomike e personale, pra retrospektiva është shumë e theksuar”, tha astrologia.

Ajo e veçoi datën 9 nëntor, kur Hëna e Re në Akrep sjell mundësi për fillime të reja. Datën 16 e përshkroi si një nga datat më të fuqishme të muajit, për shkak të takimit të Marsit me Jupiterin në Luan.

“Është një nga datat më të fuqishme, jep shumë energji dhe shumë ndryshim”, theksoi Meri Shehu.

Nga ana tjetër, datat 24-25 nëntor pritet të sjellin përmbysje dhe zhvillime të papritura, sidomos për shkak të Hënës së Plotë në Binjakë dhe përballjes së Diellit me Uranin.

Renditja e shenjave të zodiakut për nëntorin

Më poshtë është renditja e 12 shenjave të zodiakut sipas parashikimit të Meri Shehut, nga më pak të favorizuarat deri te më me fat për muajin nëntor.

12. Gaforrja

Gaforret janë në vendin e fundit, sepse mesi i nëntorit mund t’u sjellë vështirësi në çështjet ekonomike dhe ligjore. Astrologia i vë në dukje sidomos datat 18-19, kur ato mund të përballen me zhvillime të papritura që mund të prishin planet e vendosura më parë. Edhe Hëna e Plotë e datës 24 mund të sjellë pasiguri në punë dhe projekte. Megjithatë, pas datës 14 pritet një përmirësim në jetën familjare, e cila do të jetë mbështetja kryesore e tyre. Ditët e para të muajit mund t’u sjellin edhe lajme të mira.

11. Virgjëresha

Virgjëreshat do të kalojnë një muaj disi të ndërlikuar, sidomos në planin profesional. Datat 18-19 dhe 24 mund të sjellin pasiguri në karrierë, pengesa në projekte dhe situata të pakëndshme që lidhen me prapaskenat. Astrologia këshillon të mos nxitojnë, sepse edhe kur rruga duket se hapet, ato mund të vazhdojnë të analizojnë çdo detaj dhe të stresohen më shumë se sa duhet. Një kthesë pozitive pritet nga data 26, me hyrjen e Marsit në shenjën e tyre, që do t’u japë më shumë forcë dhe kontroll. Gjithashtu, kthimi i planetëve në lëvizje të drejtë do t’i ndihmojë në çështjet ekonomike, sidomos në fund të muajit.

10. Bricjapi

Bricjapët duhet të jenë të kujdesshëm me financat dhe interesat personale gjatë nëntorit. Data 16 mund të sjellë energji dhe mundësi të fuqishme, por astrologia i këshillon të mos bëhen tepër entuziastë dhe të mos e mbivlerësojnë gjendjen e tyre. Pas datës 14, me kthimin e Mërkurit në lëvizje të drejtë, disa situata të ndërlikuara mund të marrin zgjidhje. Megjithatë, datat 24-25 janë më problematike, sepse një punë ose projekt që sapo kanë nisur mund të marrë një drejtim krejt tjetër dhe t’i detyrojë të ndryshojnë planet. Këto dy data kërkojnë kujdes të veçantë.

9. Binjakët

Binjakët do të përballen me ndryshime të mëdha gjatë këtij muaji. Hëna e Plotë në shenjën e tyre, më 24 nëntor, e shoqëruar nga ndikimi i Uranit, mund të sjellë zhvillime të papritura, transformime dhe të vërteta që nuk mund të shmangen më. Edhe pse janë mësuar me ndryshimet, këtë herë mund të habiten nga përmasat e tyre. Në planin ekonomik priten lajme të mira pas datës 14, kur mund të zgjidhet një çështje financiare ose një konflikt i vjetër, madje edhe brenda familjes. Në dashuri, Binjakët do të kenë mundësi të bukura si në fillim, ashtu edhe në fund të muajit.

8. Shigjetari

Shigjetarët do të kalojnë një muaj me zhvillime të rëndësishme, sidomos në gjysmën e dytë të nëntorit. Data 16 është një nga momentet më të favorshme, sepse do t’u japë energji dhe vullnet për të çuar përpara një projekt, për të zgjidhur një problem ose për të përmirësuar një marrëdhënie. Megjithatë, çështjet ekonomike dhe profesionale do të jenë më të vështira deri në mesin e muajit. Datat 24-25 mund të sjellin ndryshime të forta në jetën personale dhe në drejtimin e planeve të tyre. Sipas astrologes, këto zhvillime mund ta ndryshojnë rrjedhën e shumë gjërave për Shigjetarët, por më pas situatat do të fillojnë të qetësohen.

7. Demi

Demat do të kenë një muaj me përmirësime graduale, sidomos pas datës 14, kur Mërkuri kthehet në lëvizje të drejtë. Kjo do të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve në bashkëpunime, projekte dhe marrëdhënie në çift. Hëna e Re në Akrep, më 9 nëntor, sjell një fillim të mbarë dhe shpresë për ndryshime pozitive. Data 16 është e rëndësishme për çështjet familjare, ku mund të përballen me një vendim që do të ketë ndikim të madh. Megjithatë, datat 18-19 dhe 24-25 kërkojnë kujdes, sidomos në ekonomi. Astrologia paralajmëron se Demat mund t’i mbivlerësojnë forcat e tyre.

Burimi: bordo.al

Të fundit Të gjitha