Çdo ditë në Kosovë, mesatarisht 10 persona diagnostikohen me kancer. Raporti më i fundit i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike tregon se kanceri prek gjithnjë e më shumë njerëz, jo vetëm personat në moshë të avancuar.
Fraza “Kanceri është bërë si grip” është dëgjuar shpesh. Shifrat zyrtare tregojnë se ajo nuk është krejtësisht e pabazuar, sipas Gazeta Shneta.
Sipas Raportit mbi Sëmundjet Malinje për periudhën janar–dhjetor 2025, në Kosovë u raportuan 3,775 raste të reja me kancer.


Kjo përkthehet në rreth 10 diagnoza në ditë dhe një incidencë prej 235.6 rastesh për 100,000 banorë.
Në vitin 2012 ishin raportuar 1,588 raste të reja, që do të thotë se numri është më shumë se dyfishuar brenda 13 vjetësh.

Nëse numërohen edhe pacientët e diagnostikuar më herët që u trajtuan ose u ndoqën gjatë vitit
Burimi: insajderi.org










