Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj ka prekur hallkat brenda Policisë së Kosovës. Si pasojë e dështimit në mbrojtjen e gruas, Policia e Kosovës ka bërë ndryshime në strukturën e saj organizative, duke caktuar zyrtarë të rinj në disa pozita udhëheqëse dhe drejtuese në nivel qendror e rajonal.
Arsyetimi zyrtar i ndryshimeve
Sipas Policisë së Kosovës, këto lëvizje janë bërë në përputhje me procedurat ligjore dhe udhëzimet administrative, si dhe në bazë të nevojave operacionale dhe planifikimeve për plotësimin e strukturës organizative.
Nga PK-ja kanë theksuar se bëhet fjalë për një institucion dinamik, i cili në vazhdimësi bën sistemimin dhe caktimin e zyrtarëve policorë në pozita të ndryshme, varësisht nga nevojat e funksionimit dhe riorganizimit të personelit.
Emrat e caktuar në udhëheqje
Ndër ndryshimet e bëra në udhëheqjen e institucionit, kolonel Taibe Canolli-Brajshori është caktuar ushtruese e detyrës së zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Ndërkaq, kolonel Afërdita Mikullofci është caktuar drejtore e Divizionit të Trafikut Rrugor, ndërsa kolonel Agron Rukiqi do të drejtojë Departamentin e Burimeve Njerëzore.
Në pozita të tjera drejtuese janë caktuar edhe:
- Kolonel Agron Nezaj – në Zyrën për Hartimin dhe Koordinimin e Projekteve të PK-së, në kuadër të DPP-së;
- Nënkolonel Fehmi Xhata – drejtor i Departamentit të Hetimeve;
- Nënkolonel Arben Paçarizi – drejtor i Departamentit të Inteligjencës dhe Analizës;
- Nënkolonel Veton Elshani – drejtor i Departamentit të Kufirit;
- Nënkolonel Kamer Jonuzi – drejtor i Departamentit të Shërbimeve Mbështetëse;
- Nënkolonel Fatmir Bajrami – drejtor i Divizionit të Analizës në DIA;
- Nënkolonel Gëzim Dibrani – drejtor i Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor;
- Nënkolonel Jeton Rexhepi – drejtor rajonal i Kufirit – Lindje;
- Nënkolonel Fatos Makolli – këshilltar në DRP-në e Prishtinës;
- Nënkolonel Luan Keka – drejtor rajonal në DRP-në e Gjilanit;
- Major Blerim Rama – drejtor i Drejtorisë Kundër Terrorizmit.
Burimi: insajderi.org









