PARIS, 3 nëntor /ATSH-AFP/ – Çmimi “Goncourt 2026” iu dha sot Philippe Jaenada për veprën “L’Inconnue du quai de Javel” (“Gruaja e panjohur e Quai de Javel”), në të cilën autori 62-vjeçar heton vrasjen e një gruaje të re nga Bretonia në fund të viteve 1940.
Një viktimë e harruar
“Ai e bën të dukshme një grua që është bërë e padukshme, një viktimë, një viktimë të re së cilës policia i kushtoi pak vëmendje”, tha presidenti i “Goncourt”, Philippe Claudel, për shtypin pasi shpalli fituesen.
Gara me Sylvain Prudhomme
Nëntë anëtarët e Akademisë i dhanë gjashtë vota Philippe Jaenada dhe tre Sylvain Prudhomme për veprën “De l’autre côté du lac” (“Në anën tjetër të liqenit”), një libër që ndjek udhëtimin e një fotografi që zhduket në male.
“Ndihem i gëzuar”, deklaroi fituesi me të mbërritur në restorantin “Drouant” në Paris.
Pasuesi i Laurent Mauvignier
Philippe Jaenada pason kështu Laurent Mauvignier, i cili fitoi “Goncourt” në vitin 2025 me “La Maison vide” (“Shtëpia e zbrazët”), i cili që atëherë është bërë një bestseller.
“Kur fiton një çmim letrar, është e mrekullueshme, është një gëzim. Sepse është një nga mënyrat e rëndësishme për të promovuar librin tënd, për të shitur libra dhe për të gjetur lexues”, tha Philippe Jaenada./ a.jor.
Burimi: ata.gov.al









