Ronela Hajati në trendin e TikTok-ut
Një trend i ri në TikTok po u sjell argëtim përdoruesve të rrjeteve sociale, dhe mes personaliteteve publike që është bashkuar me të është edhe këngëtarja Ronela Hajati.
Loja përbëhet nga një filtër, përmes të cilit krijohet një histori dashurie me një partner imagjinar.
Filtri zgjedh rastësisht moshën, gjatësinë, peshën, profesionin, origjinën, statusin martesor dhe, në fund, shkronjën e parë të emrit të tij.
Gjithë loja mbetet në terren humoristik. Ronelës i ka pëlqyer aq shumë sa e ka provuar dy herë.
Në videon e parë, këngëtarja fillon të tregojë historinë e partnerit që i ka caktuar filtri, duke thënë:
“Do t’ju tregoj për burrin me të cilin jam lidhur”.
Sipas lojës, ai është 34 vjeç, 1.26 metra i gjatë dhe peshon 198 kilogramë. Ronela i komenton këto të dhëna me humor, por të qeshurat shtohen kur zbulon se profesioni i tij është president.
Situata bëhet edhe më qesharake kur filtri tregon se partneri i saj imagjinar është nga Mongolia dhe, përveç kësaj, i martuar.
“Pra jam e dashura e presidentit të Mongolisë, që tmerr!”, thotë ajo mes të qeshurave.
Në fund, pasi mëson se emri i tij fillon me shkronjën “S”, Ronela vendos ta quajë “Soliko”.
Video e dytë me një partner tjetër imagjinar
Këngëtarja nuk ndalet këtu dhe publikon edhe një video të dytë, këtë herë me një tjetër histori dashurie.
“Vazhdojmë t’ju tregojmë për burrin e radhës që kemi”, thotë ajo në fillim të videos. Kësaj here, partneri imagjinar rezulton 59 vjeç, 2.89 metra i gjatë dhe 83 kilogramë në peshë. Profesioni i tij është “gamer”, pra dikush që merret me video lojëra. Megjithatë, ajo që e bën Ronelën të qeshë sërish është origjina e tij. Edhe partneri i dytë rezulton nga Mongolia!
“Përsëri nga Mongolia! Unë nuk u ndava nga Mongolia!”, thotë këngëtarja me humor.
Ndryshe nga i pari, ky partner është beqar, ndërsa emri i tij fillon me shkronjën “H”.
Pa menduar gjatë, Ronela vendos ta quajë “Huqiqo”.
Kështu, me shakatë dhe reagimet e saj spontane, Ronela e ka kthyer këtë trend të TikTok-ut në dy video plot të qeshura.
Dhe nëse ka diçka që lidh dy historitë e saj imagjinare të dashurisë, ajo është Mongolia. Sipas filtrit të TikTok-ut, Ronela duket se nuk mund të ndahet prej saj!
Burimi: www.kosovarja-ks.com









