Operacioni “Qielli i Thyer” u bë publik për herë të parë më 3 qershor 2025, kur Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës njoftuan arrestimin e 22 personave të dyshuar për pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal, trafikim narkotikësh dhe pastrim parash. Insajderi po sjell tani pjesë nga transkriptet e bisedave që të dyshuarit kishin në aplikacionin Sky ECC, për transportet në Zvicër dhe Itali, rrugën nga Irani dhe Turqia, përzierjen e heroinës dhe dërgesat drejt Evropës.
Visar Duriqi
“Se pata pak telashe m’ka ra pram shoferi me 5 copa tu hi zvicer pej italise.”
Ky është një nga mesazhet e përfshira në kërkesën e Prokurorisë Speciale për vazhdimin e paraburgimit ndaj të dyshuarve në rastin e përgjimeve të Sky ECC.
Mesazhi i datës 3 mars 2021 i atribuohet llogarisë JSAXU6, të cilën Prokuroria e lidh me Rexhep Nikqin. Në kërkesën prej 62 faqesh, ky komunikim paraqitet si pjesë e një zinxhiri më të gjerë mesazhesh për transportin e narkotikëve, pagesat, sasitë, shoferët dhe destinacionet.
Kërkesa e Prokurorisë dhe llogaritë e përgjuara
Dokumenti që ka siguruar Insajderi nuk është aktakuzë. Ai është kërkesë e Prokurorisë Speciale, e datës 27 tetor 2026, për vazhdimin e paraburgimit. Në të përfshihen pjesë transkriptesh që Prokuroria thotë se i ka marrë nga autoritetet franceze, belge, holandeze dhe nga EUROPOL-i.
Përgjimet e këtij artikulli janë paraqitur ashtu siç janë transkriptuar në dokument, duke ruajtur edhe gjuhën e folur të bashkëbiseduesve. Në disa pjesë, skanimi i dokumentit është i paqartë, prandaj citohen vetëm fragmentet që lexohen qartë. Këto nuk janë të gjitha komunikimet e Sky ECC, por pjesët që Prokuroria ka zgjedhur t’i përfshijë në kërkesën për paraburgim.
“105000 hiljada platiosam”
Në pjesën që lidhet me llogarinë JSAXU6, dokumenti paraqet një seri komunikimesh të datave 7 shkurt, 2 mars dhe 3 mars 2021.
Në një nga mesazhet lexohet:
“Shoq ja jepa 10500 per rrug.”
Në një tjetër, të datës 3 mars 2021, thuhet:
“Se pata pak telashe mka ra pram shoferi me 5 copa tu hi zvicer pej italise.”
Më pas shfaqet edhe një mesazh tjetër:
“I jemi pram ora sot meniher me kerr me mal en foto ikan qit
Burimi: insajderi.org









