Samsung po prezanton një funksion të ri në pajisjet e saj inteligjente, që mund të ndihmojë në identifikimin e problemeve serioze të frymëmarrjes gjatë gjumit. Funksioni për zbulimin e apnesë së gjumit ka marrë miratimin e Administratës Amerikane për Ushqimin dhe Barnat (FDA), si dhe të autoriteteve përkatëse në Korenë e Jugut.
Samsung njoftoi se funksioni i avancuar do të jetë në dispozicion fillimisht në Korenë e Jugut. Ndryshe nga sistemi aktual, që zbulon vetëm shenja të mundshme të apnesë së gjumit, teknologjia e re ofron një analizë më të detajuar të gjendjes.
Përmes algoritmeve të inteligjencës artificiale, pajisjet analizojnë numrin e ndërprerjeve të frymëmarrjes gjatë çdo ore gjumi dhe vlerësojnë nivelin e mundshëm të rrezikut. Përdoruesit do të informohen nëse shenjat tregojnë apne të lehtë, të moderuar ose të rëndë. Ky përditësim mund të jetë veçanërisht i dobishëm, sepse apnea e gjumit shpesh nuk vihet re.
Megjithatë, funksioni është i destinuar për monitorim dhe nuk zëvendëson diagnostikimin nga mjekët. Shpërndarja e funksionit në Korenë e Jugut pritet të fillojë gjatë muajit nëntor. Pajisjet e para që do ta mbështesin janë Galaxy Watch Ultra 2, Galaxy Watch 9 dhe Galaxy Ring. Më pas, përditësimi pritet të arrijë edhe te modelet më të vjetra, përfshirë Galaxy Watch 8 dhe Watch 7.
Burimi: pressonline.al









