Arrestimi në Spanjë
Pas më shumë se katër vitesh kërkim, një 36-vjeçar nga Shkodra u arrestua në Spanjë, me qëllim ekstradimin në Shqipëri.
Bëhet fjalë për shtetasin Armando Ndreu, i dyshuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës në vitin 2022.
Arrestimi u kryer në kuadër të operacionit “The Wanted”, pas shkëmbimit të informacionit ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe Interpolit në Madrid.
Masa e sigurisë dhe akuzat
Ndreu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi, në vitin 2022, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Masa u caktua për veprat penale “Vrasja”, e mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Sipas të dhënave, Armando Ndreu dyshohej se ishte autori i një sulmi me armë zjarri ndaj një furre buke, në pronësi të shtetasit Sadet Sala.
Dyshohej se mes Ndreut dhe pronarit të biznesit kishte pasur një konflikt, i cili dyshohet se përfundoi me të shtëna me armë automatike drejt subjektit.
Pas ngjarjes, autori u largua në drejtim të paditur, duke i shpëtuar arrestimit nga policia.
Pas arrestimit në Spanjë, Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me autoritetet spanjolle për përfundimin e procedurave ligjore të ekstradimit të 36-vjeçarit në Shqipëri.
Burimi: top-channel.tv










